11 Janar, 2024 - 9:02 pm
Poezi nga Emily Dickinson
Këtë e bëra gjithmonë i dashur,
ja ku ta dëshmoj tash:
Aq kohë sa të dashurova
nuk të dashurova mjaft.
Që unë do të të dua gjithmonë,
ja ku po ta them ty
se dashuria është jetë,
dhe jeta pavdekësi.
A dyshon ti kështu?
se nuk paskam vallë
të tregoj tjetërgjë
përveç Kalvarit. / KultPlus.com