22 Shkurt, 2019 - 6:30 pm
Poezi e shkruar nga Anna Ahmatova.
Përktheu: Elife Krasniqi
Ki me ni bubullimë e ki me më kujtu,
Dhe ki me mendu: ajo i donte stuhitë. Skaji
I qiellit ka me qenë ngjyra e kuqrremtës,
Dhe zemra jote, ashtu qysh atëherë ishte,
Në zjarr ka me qenë.
Atë ditë në Moskë, gjithçka do të bahet,
Kur, për të fundit herë, udhën në sy e marr
Dhe ka me u nxitu për naltësitë që per to mallë kam pasë
Tue e lanë hijen teme, hala me ty me nejt./ KultPlus.com