25 Gusht, 2021 - 11:30 pm
Poezi nga Adonis (Ali Ahmad Sa’id Esber)
Kisha strehë fytyrën e një gruaje
që ka strehë një dallgë
të hedhur prej rrjedhës ndaj ranishtës
në skelë të humbur mes guaskave të saj.
Kisha strehë fytyrën e një gruaje
që ma merr jetën
fener i shuar, ajo don të mbetet
në gjakun tim që lundron
deri në skaje të marrisë.
Shqipëroi: Edon Qesari / KultPlus.com