Krim perfekt

8 Shkurt, 2022 - 6:30 pm

Poezi nga Louis Aragon

Shikoj duart e mia
duke menduar se mos ndonjëherë
ato
kanë vrarë

duke pyetur veten

kend
duart e mia

kur
këto duar

apo

duke pyetur veten
se mos ndonjëherë

Sinqerisht nuk e di
përgjigjen

Përktheu: Ag Apolloni (Nga libri “Les Adieux”, 1982) / KultPlus.com

Të ngjajshme