Kshnella

25 Dhjetor, 2022 - 10:00 pm

August SHENOA, 1873

Është kshnellë. Shpati dhe kodra
Mbulu janë dendur nga bora
Po, bota është e tanë
Krejt e bardhë e bardhë. 

Dritoret e fshatit shndrinë
Stolat vinë ëmbëlsueshëm
Dhe tata shpërthen e trokëllinë
Fëmijët kërcejnë gëzueshëm
Dashnia brohoret dhe ndriçon
Kudo nëpër dhomë përhapen fije
Dhe me fëmijët nëna këndon:
A t i  i  q i e ll i t  n a  l i n d i.

Është kshnellë. Shpati dhe kodra
Mbulu janë dendur nga bora
Po, bota është e tanë
Krejt e bardhë e bardhë.

Në kasolle gruaja ndënjon
Në përhumbje çon mundet
Foshnjen e vdekur sheh poshtë
Oh, dobësi e duarve që puthen
Dritëz qiriri ndriçon
Gruaja mbështetet përndaj
Dhe këndon – zemra i gufon:
A t i  i  q i e ll i t  n a  l i n d i.

Është kshnellë. Shpati dhe kodra
Mbulu janë dendur nga bora
Po, bota është e tanë
Krejt e bardhë e bardhë.

Shqipëroi: a. s.  (varianti I)
August ŠENOA (Zagreb 1838. – 1881.), gazetar dhe letrar kroat. Shkrimtari më me ndikim dhe më produktiv i shekullit të XIX, përkatësisht formësuesi i letërsisë moderne kroate. /KultPlus.com

Të ngjajshme