28 Shkurt, 2024 - 7:34 pm
Poezi nga Rrahman Dedaj
Ktheva të të shoh
Që ta vras harrimin
Me një fjalë
Mos me pyet
Ku isha njëqind vjet
Jeta na qenka matematikë e thjeshtë
Asnjë e panjohur
Asnjë e njohur krejt
Asnjë plus
Asnjë minus
Baraz me zero
Desha të të shoh
Dhe ta kujtojmë
Tërë të pavdekurën
T`u shtrydhim fjalëve heshtjen
E t`i thërrasim
Me emra të thjeshtë
Miqtë e vjetër
Krejt cka nuk plaku koha
Mbetet e vejë
Ujet që nuk e pimë
Nuk e pranoi burimi
Ma jep dorën
Dhe mos me pyet
Ku isha njëqind vjet
Se jeta na qenka
Matematikë e thjeshtë
Në të c`do gjë
është e kuptueshme
Si e vërteta – ose
Lotari e pakuptim
Që fsheh numrin e Fatit./ KultPlus.com