Kur lexon poeti i Kosovës

22 Maj, 2024 - 9:48 pm

Visar Zhiti

– Në një takim ndërkombëtar poezie
Agim Vincës –

Të bukura janë poezitë e botës,
gjithë mister si sy dashurie.
Por kur lexon poeti i Kosovës
loti rrjedh e përndriten hijet.

Të çuditshme janë poezitë e botës,
si ashensorë të çojnë nëpër yje.
Por kur lexon poeti i Kosovës
ferri tronditet, portat Skee* thyhen.

Paradokse janë poezitë e botës,
kollona ajri tempujsh t’vërtetë.
Por kur lexon poeti i Kosovës,
ujvara Agimesh derdhen mbi jetë.

Alvito, 28…

———————————————————

*) Portat Skee janë portat monunentale të qytetit mitik të Trojës homerike, ndanë tyre u bënë betejat më të rëndësishme…

***

Poezia u shkruajt në Takimin Ndërkombëtar të Poezisë në Alvito në Itali, kur po lexonte Agim Vinca
dhe është e përfshirë në librin:
Visar Zhiti – “Si shkohet në Kosovë”,
Botimet Toena, Tiranë 2000
dhe ribotimi me shtesa “Si është Kosova”, Botimet Buzuku,Prishtinë 2014.

E risolla sot, në ditëlindjen e poetit.

(V. Zh.)/ KultPlus.com

Të ngjajshme