14 Korrik, 2022 - 11:59 pm
Nga Faruk Šehić
Kur pashë për herë të parë, një copë kafke, njeriu.
Unë i kisha vetëm njëzet e dy.
Sapo kishim mbërritur
në front, e dhjetori pat sjellë
një dimër t’egër.
Kërcisnin nën çizmet tona
gjethet e veshura nga bryma.
Shtegut, pashë gllënjka gjaku,
e një copë kafke njeriu:
që i binte nga brënda një tufë flokësh, si një sipërfaqe e ashpër e viskoze,
aq e ngjashme
me atë të Hënës;
Kjo, ishte
gjithçka që kishte
mbetur në tokë,
nga Šarić Seduan.
Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com