13 Shkurt, 2025 - 7:30 pm
Poezi nga Entela Kasi
I bukuri im,
Kur të dua unë, kur na ngroh i njëjti diell që
Dritë hedh mbi ne
Pas çdo nate me e pa hënë
Me yje pa dritë,
Le të të dojë krejt bota!
Kjo është jeta 13 gram frymë e zemra po ashtu ka një sy
Ndërsa bie
Breshër
A fryn stuhi
Ndërsa shpërthen vullkani
Magma
Fjetur
Nën tokës
Se toka
Është
Zjarr
Ujë
Ajër
Dhe
Është disa elemente
Janë dy trekëndësh
Në shkencë mjaftojnë për të ndërtuar
Nëse bëhen gjashtë- cepa
Është ylli
Rruga e dritës!
Është përsosmëri
Si darka e fundit
Si yll i Davidit!
Andej nga ne vijmë jemi
Për të qenë
Dy
Në përmbajtje plot dritë!
Lum kush e di!/ KultPlus.com