10 Janar, 2018 - 8:14 pm
Poezi nga Nizar Qabbani, poet sirian (1923 – 1998) / Përktheu Edon Qesari
“Kur të hasësh ndonjë burrë
q’e kthen
në poezi
çdo pjesë tënden,
që thur vargje
me çdonjë nga flokt’e tu,
kur të hasësh një burrë,
që di,
bash si unë,
të të lajë e të t’stolisë
me poezi,
në gjunjë do të lutem
që pas t’i rendësh pa ngurrim,
s’ka rëndësi
nëse e imje je apo e tij
por që tashmë je e poezisë.”