25 Gusht, 2021 - 8:14 pm
Poezi nga Ismail Kadare
Telefonin nga gjumi i rende e i zi ti e zgjove
Me zerin e dashur, qe dridhej ngrohtesisht
Ishte dimer.
Une isha i fundosur
Ne kolltukun e palevizshem prane vetmise.
U afrova tek xhamat
Jashte binte shi
Veshtrova me mirenjohje telat e gjate telefonike
Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjekund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokeve tu, nga vija besnike e buzeve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberet joshes rruges.
Ti qaje?
Jo. Pik shiu te ngrohte nga telat binin.. / KultPlus.com