17 Gusht, 2018 - 9:35 pm
Poezi nga Ndriçim Ademaj.
Kur unë s’isha aty
ti paske flejtë me vetminë
në shtratin tonë
a fytyrën time kishte vetmia?
ti e di…
Kur unë aty s’isha
ti thonjtë e heshtjes i paske ngrënë
shijshëm,
a shijen time kishte heshtja?
veç ti e di…/ KultPlus.com