9 Mars, 2022 - 10:35 am
Poezi nga Sali Bashota
KUR VJEN ÇASTI
Kur vjen çasti për një përfytyrim tjetër
Ndoshta mund të zgjohet i njëjti frymëzim
Nuk bën kështu më tha miku im i vjetër
Ndonjëherë edhe fjalët e pathëna kanë kuptim
Kur vjen çasti vetëm për afsh e mall
Edhe pritja e mëson fatin e vet
Do të ruhet ky kujtim i rrallë
Sikur vargjet e bukura të secilit poet
Kur vjen çasti të heshtim për çdo gjë
Papritur na rrëmben melankolia
Ndjenjat e përflakura nuk i largojmë më
Derisa shpirtrat të tërhiqen nga vetmia
Kur vjen çasti të duhemi pak më
vonë
Fluturat e natës s’gjejnë vend askund
Të dashuruarit nuk janë të lumtur gjithmonë
Sepse rruga e dashurisë nuk ka fund
(9 mars 2022)./ KultPlus.com