5 Shkurt, 2018 - 5:30 pm
Poezi e shkruar nga Juan Ramón Jiménez.
E hirtë lindte hëna, Bethoveni mbi tastierë
nën dorën e saj të bardhë një vaji seç ia niste
Ndërsa i binte pianos në atë dhomë të errët
nën vezullimin e hënës tri herë e bukur ishte
Për ne lulet e zemrës më s’kishin asnjë shije
dhe ndoshta edhe qanim, sho-shokun pa e parë
Çdo notë sikur ndizte një plagë dashurie
dhe pianoja përpiqej të merrte vesh ç’kish ngjarë
Pa hynte nga ballkoni një brymë gjithë yje
një erë e pikur frynte prej botësh të padukshme
Ndërsa ajo më pyeste për gjëra që s’i dija
dhe unë i përgjigjesha për gjëra të pamundshme.