19 Tetor, 2022 - 1:21 pm
Poezi nga Arshi Pipa
Mos loto, q’i n’kujtesë
të ruej pa turbullue
kqyrjen tënde plot shpresë
magdalenë e pikëllue!
mos qaj! fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.
e zymte asht dita e motit
nuk dij a kem’me u pa….
n’se jo,ti lutju zotit,
se mirë na jemi nda./ KultPlus.com