19 Mars, 2023 - 11:26 pm
Poezi nga Arshi Pipa
Poezi për babain
Mos loto, q’i n’kujtesë
të ruej pa turbullue
kqyrjen tënde plot shpresë
magdalene e pikëllue!
Mos qaj! fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.
e zymtë asht dita e motit
nuk dij a kem’me u pa….
n’se jo, ti lutju zotit,
se mirë na jemi nda. / KultPlus.com