22 Tetor, 2019 - 12:00 pm
Poezi nga Visar Emerllahu
Largësitë i bëri koha që të rrisë dhimbjet
malli çdo syri i vjedh lotët
ujit ato të rriten derisa zemra të tradhtoj rrahjet
udhët nuk janë ato që i duhen njeriut
të përshkojë ndjenjën e cila digjet në llavën
e plagëve që shpërthejnë si vullkan!
Nënat mallkuan largësitë
vaji u vrau shikimin, e pritja pushtojë secilën rrudhë
shpresa para derës u bëhet stol
ulen bashkë me pleqërinë e tyre
sfidojnë vdekjen që rëndon mbi çdo lutje
për gjysmën e shpirtit që është duke u kthyer
tek ajo frymë që u fali jetën!
Dashuritë ikin nga fati i largësive
lozin si fëmijë pa ditur se ato do digjen
për të treguar se ndjejnë…