Lavd syve

7 Nëntor, 2022 - 10:28 am

Nga Sali Bashota

Në vitin 1959
Jorge Luis Borges humb shikimin
Asnjë çast
Nuk i ngjante udhëzimit për vetminë
Zogjtë e shpirtit i pushonin krahët e lodhur
Mbi lutjet e afshit
Shiu vazhdonte ritmin e vet
Poshtë shkallëve të dhimbjes
Vetëm sytë dashuronin
Parajsën me emrin e nëntë lumenjve
Aty ku shpërndahej drita
Në vitin 1959
Jorge Luis Borges humb shikimin
Vetëm një dritare ishte hapur
Vetëm një hije priste ngushëllim
Vetëm një fëmijë luante me lulediellin
Të gjitha ëndrrat ndillnin fat
Të gjitha buzëqeshjet protestonin 
Të gjitha kujtimet e duronin heshtjen
Në vitin 1959
Jorge Luis Borges humb shikimin
Asnjë çast
Nuk i ngjante udhëzimit për vdekjen. / KultPlus.com

Të ngjajshme