Liria

5 Mars, 2023 - 11:00 am

Poezi nga Xhevdet Bajraj

Pesë orë e ka bartur
mbi shpinë
dritaren e shtëpisë së fshatit
kur arriti në qytet
e vendosi në shtëpinë e re
i gëzuar hyri në dhomë
dhe po shikonte nëpër dritare
nuk e kuptonte
pse nuk e shihte peizazhin e fshatit
ishte e njëjta dritare
nëpër të cilën kishte shikuar
tërë jetën
Pas nëntë muajve
vdiq nga trishtimi. / KultPlus.com

Të ngjajshme