6 Janar, 2024 - 2:32 pm
Poezi e Mirko Gashit kushtuar djalit, Lumit
Liria
Eu çfarë djali kam,
eu çfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s’e ka mjekrën
s’ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë
s’don të lidhet në djepin e vet. / KultPlus.com