27 Tetor, 2024 - 10:59 am
Në 72 vjetorin e lindjes, KultPlus ua sjell poezinë ‘Lumturia’ nga Roberto Benigni.
Lumturia, po lumturia!
Me që ra fjala për lumturinë, kërkojeni çdo ditë, vazhdimisht.
Çdokush që po më dëgjon në këtë moment të vihet në kërkim të lumturisë, tani, në këtë moment, sepse është aty!
Ju e keni, ne e kemi. Na është dhënë të gjithve,
na është dhënë kur kemi qënë të vegjël,
na e kanë dhënë si një dhuratë.
Ishte një dhuratë aq e bukur sa e fshehëm,
siç bëjnë qentë me kockën kur e fshehin.
Disa prej nesh e kanë fshehur aq mirë
sa nuk e mbajnë mend se ku e kanë fshehur.
Por e kemi, e keni, shikoni,
shikoni në çdo qoshe, në thellësinë e shpirtit tuaj.
Hidhni çdo gjë në ajër, sirtaret,
komodinat dhe çfarë keni brenda në to,
do ta shihni që ajo do të dalë në dritë.
Provoni të hidhni kutitë, veshjet, shtatin,
ajo ndodhet aty.
Duhet të mendojmë gjithmonë për lumturinë
edhe pse ajo ndonjeherë na harron ne.
Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë atë,
deri në ditën e fundit të jetës sonë. / KultPlus.com