11 Janar, 2020 - 10:30 pm
Poezi nga Abdylazis Islami
Do t’i jap këmbët e mia të përgjakura o shi
me tamtamin e fëmijëve të mi
do t’i jap krahët e mi të rrëzuar o shi
me ëndrrat e fëmijëve të mi
do t’i jap sytë e mi të lëbyrur o shi
do ta jap tërë shpirtin tim o shi
vetëm fara ime të zë rrënjë n’mua