9 Korrik, 2018 - 9:33 am
Edona Haklaj.
Ma vranë Shqipërinë!
Ata, që duart helm u mbajnë
Ma vranë e ma grinë.
Ma vranë Shqipërinë
Të etur për pushtet
Ma plagosën lirinë.
Ma vranë Shqipërinë
Të krisur nga trutë
E copëtuan mirë.
Ma vranë Shqipërinë
Buzëqeshin ‘të zgjuarit”
Darkojnë plot “pasuri”.
Eh, ma vratë Shqipërinë
Mallkuar qofshi gjithmonë!
Sot ju urrej me shpirt!