‘Mall i kam t’rrahunat e zemrës, kur kokën pushoj n’gjoksin tand’

27 Nëntor, 2020 - 6:30 pm

Poezi nga Xhejlane Tërbunja

Zanin me ta ni,

mall kam.

Dorën tane tu e shëtit flokut tem

naltë e poshtë, mall.

Mall ,

me m’pa n’sy kalimthi.

Mall,

me e ngul shikimin n’sytë e tu.

Mall i kam t’rrahunat e zemrës

kur kokën pushoj n’gjoksin tand.

Kamb’t e mija përherë t’mbërdhime

me m’i ngroh natën kur flej ,

kam mall.

Kur andrra t’trishta shoh,

me m’fol ambël, kam mall.

Kur çohem prej gjumit

me t’pa përballë , mall . / KultPlus.com

Të ngjajshme