Mbramja

5 Qershor, 2022 - 7:46 pm

Poezi nga Esad Mekuli

Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë-
flakron përëndimi…Retë mbi krye prorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi.

…Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime,
malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime,
si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.

N’ajri ndihen klithmat e natës që ra-
drujt pran rrugës era i përkund…
Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund,

shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
në mes të natës prehen n’lugin me andrrime. /KultPlus.com

Të ngjajshme