Mbretëreshës

14 Shtator, 2022 - 10:13 am

Poezi nga Nerimane Kamberi

Mbretëreshat po shkojshin kështu,
pa zhurmë, qetë, lehtë,
pff…
pa e mërzitur askend,
tu i lënë të gjithë të mërzitur.
Kështu shkove sot një vjet,
mbretëresha jonë,
mbretëresha ime.
Sa kemi mall,
nanë! /KultPlus.com

Të ngjajshme