23 Shtator, 2024 - 8:00 pm
Poezi nga Sappho
Më duket sikur jam në qiell
Midis Perëndive,
nëse pranë teje rri,
dhe shikoj buzëqeshjen tënde të bukur,
e ndjej
fjalët e bukura dhe këngën dashurore!
Mua zemra
Dirthërueshëm në kraharor më hidhet:
zëri më vdes,
ndërkoh që unë të kundroj,
gjuha ime ngjitet në qiellëz
shuhet buzëqeshja.
Gjarpëron flaka
Brenda gjakut tim,
kallem:
një bubullimë e panjohur më kumbon
në veshët, dhe ëndërroj:
më pushton tejetej
një hije tronditëse.
Dhe më mbulon të tërën
Djersa e ftohtë akull,
dhe fytyra zbehet si bari që rritet,
dridhem e fërgëlloj e rrënqethem,
e nemitem
e ngurosur.
Përktheu: Elida Buçpapaj / KultPlus.com