7 Korrik, 2022 - 4:30 pm
Poezi nga Dritëro Agolli
Më lodhi mundimi në shpirt tërë jetën
Ta them lakuriq të vërtetën.
Po s’munda ta them ngaherë të plotë,
Se ishte zuskë kjo botë.
Tani më vjen keq për aq sa gënjeva,
Megjithëse gënjyen dhe Adami dhe Eva
Të paret gënjeshtarë të mjerë
Dhe kjo më jep ngushellim herë-herë. /KultPlus.com