1 Korrik, 2020 - 9:00 pm
Poezi nga Pablo Neruda
Më pëlqen kur hesht se duket sikur s’je,
e më dëgjon së largu, por s’të prek zëri im.
Është sikur sytë të t’jenë mërguar diku,
e një puthje të të ketë zënë fytin.
Meqë të gjitha, me shpirtin tim janë plot,
atëherë ti del mbi gjërat plot me shpirtin tim.
Me vete shpirtin më ngjan atëherë, o flutur ëndrre,
më ngjan me fjalën trishtim.
Më pëlqen kur hesht dhe je si e largët.
Më dukesh se ankohesh o flutur që klloçit.
E më dëgjon nga larg e zëri s’të arrin:
me heshtjen tënde, lër të heshtë dhe zëri im!
Lërmë që të të flas dhe unë me heshtjen tënde,
të kthjellët si një llampë e t’thjeshtë si unazë.
Se ti je si nata e heshtur, e yjëzuar.
Heshtja jote është prej ylli, e largët dhe e qartë.
Me pëlqen kur hesht se duket sikur s’je.
E largët dhe e dhembur, si t’kishe vdekur vetë.
Mjafton pastaj një fjalë, një buzëqeshje.
E ngazëllehem krejt, që kjo s’është e vërtetë./KultPlus.com