‘Më pëlqen kur qesh si fëmijë, kur flet me zâ të naltë e kërcen si flutura gëzimit’

16 Qershor, 2022 - 9:59 pm

Poezi nga Xhabir Tabaku

ti.

më pëlqen kur qesh si fëmijë,
kur flet me zâ të naltë
e kërcen si flutura gëzimit

edhe kur jét pa fjalë m’pëlqen
e vetullat i vrân mbi sy,
lotët kur të rrëshqasin faqeve
e me gjuhë i pret – u lëpin’ njelmin

kur më sheh drejtë në sy
e s’të kuptoj…
por të puth zjarm / KultPlus.com

Të ngjajshme