7 Janar, 2022 - 12:32 pm
Poezi nga Marta Markoska
Përktheu: Adem ABDULLAHU
Bëhu zbulimi im i ri shkencor
të të hulumtoj në gjith meridianet
dhe të ankorohem në gjirin ku
lëngjet tona ende avullohen…
Të ndez vullkanin që të derdhë magmën,
të na shndërrojë në mbeturina,
fosile nga të cilat nesër do të lind brezi i ri.
Më merr në bregdetin tend
të mbetur e kurë të shëruar.
Bëhu zbulimi im i ri shkencor,
më lejo të testoj voltazhën tënde
kur i ngazëllyer dridhesh në mua.
Të ndjej tërmetin përderisa
shtati yt i kundërvihet
tajfunit eksitues.
Më prano në odën tënde eksperimentale,
të bëjmë qark elektrik…
Bëhu zbulimi im i ri shkencor,
të të hulumtoj organ pas organi,
të depërtoj thellë në inde
dhe të ordinoj në fushën e ADN – së tënde
ku do të orvatem të shënoj edhe veten time.
Më prano në esencën tënde
siç të pranoj unë ty
gjithmonë si herën e pare./KultPlus.com