Me t’pa n’sy

13 Shkurt, 2019 - 12:30 pm

Nezir Kraki

Du me t’pa n’sy,
se për çdo fjalë që goja jote thotë,
…sytë e tu i thonë tri.

Du me t’pa n’sy,
…me i pa ngjyrat e stinëve që jetojnë n’ty.

Du me t’pa n’sy,
me t’i pa bebëzat e laguna,
…me u siguru që janë dy.

Du me t’pa n’sy,
me i lexu fjalët që s’thuhen,
…me ta hek një dert ty.

Du me t’pa n’sy,
se veç aty është fjala, është trupi,
…janë krejt çka du me pa n’ty./ KultPlus.com

Të ngjajshme