11 Prill, 2019 - 11:28 pm
Poezi nga Naime Beqiraj
Luft’tar kam dasht me t’pâ
Jo tuj ardh prej historisë
Po prej l’kur’s tânde
Atomet tuj t’shpërthy
E plaga dhimbt edhe mbas 17 vjet’ve
Tuj t’kriju ciklin e shqet’simit t’bukur
Sa kisha dasht me t’pas pâ luft’tar
Ty që herët ishe nis
Me e kërkue lirinë
Thojnë, kush e kthen kryet mbas
Nuk m’rrin me kohë n’vend
Për do gjana nuk t’kisha vet n’holl’si
Me t’pas pâ luft’tar
Nashta t’kisha ndi ma burr’, ma djal’
Koftë edhe n’fotografi
T’parruem, me flok’ bore prej pluhuni
T’vram’ dielli deri n’skej t’qaf’s
E pllâmb t’dorës
Nuk isha mundu me t’ngushëllu
Me t’pas pâ luft’tar
Trimi nuk ka nevojë për fjalë t’buta
As me varrë n’trup, as me luftë t’humbun
Me marr frymë prej lirisë tâne
Kisha dasht me t’pâ luft’tar
Jo në xhirime amatore
Me bâ kreni t’tjer’t ngat teje
Për merita t’mrizume n’ekrane
Kisha dasht me t’pâ tuj pi uj’
Kah e kalon pragun për liri
Me gjyksin drejtue robnisë
Kisha besu se nuk ki me e hup asnjanën betej’
Nashta s’kisha mujt pa ta njom krahin
Me naj pikë lot’
Mas plag’s n’asht
Tash nuk e di a âsht mâ e rândë plaga
A pengu
Që s’u bane luft’tar
prill, 2016