8 Dhjetor, 2021 - 10:56 pm
Poezi nga Marc Chagall
Për vavan
Me ty unë jam i ri
Kur atje poshtë pemët kërcënojnë
Dhe qielli zhduket në largësi
Sytë e tu më ledhatojnë
Kur çdo hap humb mbi bar
Kur çdo hap unë ujin prek
Kur valët më kulmojnë mbi kokë
Dhe nga kaltërsia dikush më thërret
Me ty unë jam djalosh
Bien vitet e mia si gjethe me qetësi
Dhe dikush ngjyros telajot e mia
Atëherë ato shkëlqejnë për ty
Dhe në fytyrën tënde buzëqeshja është dritë
Edhe më me dritë se retë e bardha borë
Pastaj unë vrapoj drejt për atje ku je ti
Ku më mendon dhe më pret me orë./KultPlus.com