13 Gusht, 2018 - 1:38 pm
Poezi e shkruar nga Romeo Gegushi.
Vetëm vdekje, sjell mëngjesi,
Kush me plumb e kush me thikë.
Është e thënë dikush te vdesi,
Si gazelat ne Afrikë!
Opo ç ‘është ky vend me kafshë,
Qe çdo dite ha një njeri.
Po ku je o Zot, me qafsh’,
Po ku je o Perëndi?!
Me zë frika dhe paniku,
Sa nga dera dal dhe shkoj.
Se nga pas me ndjek i ligu,
Një i lig qe s’e dalloj!
Armatosur gjer në dhembë,
Sikur do te bëjë hatanë.
Përmbi varre këndon këngë,
Qyqja bashke me Satanane!
Vdekshi me bukë në gojë,
Vrasësit e vendit tim.
Se për ju s’kemi nevoje,
Për ju s’mund te këtë dënim.
Merrni jete si pa te keq,
Mbyllni dyer dhe shtëpi.
Po ku je O Zot, pse hesht,
Po ku je o Perëndi?!
Kafshëria ne çdo anë,
Nuk ka fre e nuk pushon.
Po na grijnë po na hane,
Sa dhe gjaku më s’pikon.
Çfarë mizerje, çfarë kanceri,
Ka pllakosur vendin tim.
Na ka zënë të gjithëve tmerri,
Flemë e zgjohemi me krim.
Rrjepacakët qelbaniket,
Janë çmendur që në bark.
Merri Zot, zvarraniket,
Edhe jepu një dajak!
Merri, mblidhi ne një gropë,
Edhe mbuloji me dhè.
Këto plehra permbi toke,
Qe nuk kane bese e fe!
Me erdhi shpirti ne fund,
Nuk duroj se jam njeri.
Ç ‘është kështu, thikë, plumb,
Sikur jemi bagëti?!
Ku janë ligjet, kanë vdekur,
Qe nuk preket qen i zi?
Toka prej vitesh ka tretur,
Burra, gra, pleq e fëmijë’!
Dhe na shtohen gjakësoret,
Ne çdo lagje, çdo qytet.
Për një fjalë ata të gjorët,
Merr koburen dhe i vret!
Si s’i plas ashtu ne duar,
E ta lerë qorr pa sy.
Ta kuptoje ky i mallkuar,
Çdo te thotë të jesh njeri!
Kam nje duf e nje inat,
Si t’ia bej? Nuk e di.
Sikur te kisha nje shpate,
E t’i prisja nji nga nji!
Hapen varre ne çdo dite,
Kot me kot, e nuk ka ligj.
Se këtu te prijnë nga sytë,
Qelbësira dhe te liq!!