Menopauza

15 Shkurt, 2023 - 1:05 pm

Gioconda Bell

Gjerë tani
Anë e mbanë botës
Gratë i kanë mbijetuar
Ndoshta ngaqë gjyshet tona ishin stoike
ose, ngaqë në atë kohë, ato s’kishin të drejtë të ankoheshin.

Po ato prapë e mbërrinë pleqërinë
me trupa të vyshkur
por shpirtra të fortë.

E tash, në vend të kësaj,
janë shkruar disertacione për këtë temë
Që në fillim të të tridhjetave agonia fillon,
parashikimi i katastrofës.

Një trup është shumë më tepër se shuma e hormoneve të tij.
Në menopauzë a jo
gruaja mbetet grua,
është përtej prodhimit të sekrecioneve apo vezëve.

Të mos kesh perioda nuk nënkupton humbje të sintaksës
as koherencës,
nuk duhet të të bëj të fshehesh
si një kërmill në guaskë,
as të provokojë gërmime të pafundme.

Nëse depresioni vjen
nuk do të jetë ndonjë gjë e re
Zatën çdo cikël menstrual na ka ardhur me lot
dhe barrën e tij, e zemërimin irracional.

Nuk ka arsye, pra,
të ndihesh e zhvlerësuar:
Hiq qafe tamponët
dhe peceta higjienike!
Përdori për të ndezur një zjarr në kopshtin tënd
Zhvishu lakuriq
Vallëzo ritualin e plakjes
Dhe mbijeto
Si shumë
Para teje.

Përktheu: Shkëndije Berisha. / KultPlus.com

Të ngjajshme