Mërzia

5 Prill, 2020 - 10:33 am

Poezi nga Dritëro Agolli

E shtrova tryezën me meze e pije,
Megjithëse miq në shtëpi nuk prisja,
U ulëm unë e një hije,
S’do mend që kjo hije ish imja.

U dehëm hija dhe unë,
Doemos me raki e me verë;
Pastaj të dy me hijen u zumë
Dhe shamë botën e ligë e të mjerë. / KultPlus.com

Të ngjajshme