1 Maj, 2018 - 2:00 pm
Poezi nga Vlora Konushevci.
Nganjiherë m’gahet që po ta niej zanin, behari
kur nis me çel,
e pres me m’përtheku aroma jote
si pëlhura e hanës që e sh’ndritë terrin,
a e sigurt jam si deka që ti s’je ma!
Nganjiherë m’gahet që po ta shoh ftyrën, gishtajat për toke kur nisin me ra,
e pres me m’kthjell me mi heq ngurrimet
si uji i ftohtë i kronit që heq zjarminë,
a e sigurt jam si deka që ti s’je ma!
Rrallë herë m’gahet që po ti niej hapat e butë
si fjollat e para të borës,
e pres me ni erën e kifleve
erën e shpisë,
a e sigurt jam si deka, nanë, pa ty
shpi ma ska!