13 Dhjetor, 2022 - 10:30 pm
Poezi nga Heinrich Heine
Mi puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
Po s’mi shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.
Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo çka mbetet për t’u bërë
Është puthja mbushur shpirtësi. / KultPlus.com