6 Maj, 2021 - 8:02 pm
Nga Alain Bosquet
‘Vjedhja’
Në dyqanin e bukës
Një copë bukë ai vodhi;
Katër muaj burg të zi.
Në kafenenë ndaj rrugës
Një copë sheqer ai vodhi:
E hidhur, e hidhur gjithë jeta
Do t’i bëhet tani.
Në kantierin fqinj
Një copë rrase ai vodhi:
Gjer në vdekje s’do ketë mbi kokë çati.
Midis librash
Një copë ëndërr ai vodhi
Për të qenë i lirë,
Dhe me pak lumturi./KultPlus.com