19 Korrik, 2022 - 11:50 pm
Poezi nga Frederik Rreshpja
Shiu i fundit
Trak-truk, shi i verbër si at i poetëve
Duke kërkuar kështjellat.
Mijëra dashuri rendin në qiellin e ulët,
Takohen dhe ndahen si vetëtimat.
Pikë-pikë bien shpirtrat dimërorë
Një këtu, një aty trëndafilat e vdekur.
Nëpër muzgun e ngjyer me ajër.
Dikur, djalë i ri dhe i lumtur, e pata kuptuar
Që tërë shirat e botës binin për mua.
Por tani, pas kaq vitesh, sigurisht,
Nuk ka asnjë kuptim që bie shi. / KultPlus.com