13 Nëntor, 2019 - 3:51 pm
Murid Barguti
Mirë kish me qenë edhe me vdekë në shtrat
Mbi një jastëk të pastër
Rrethuar nga miqtë tanë.
Mirë kish me qenë edhe me vdekë kur
Duart t’i kishim mbledhur mbi gjoks
Të zbrazëta e të zbehta
Pa shenja, pa pranga, pa flamuj
Dhe pa peticione.
Mirë kish me qenë me pasë një
vdekje të dlirë e të përkryer
Pa çarje në këmishë
Pa shenja në brinjë.
Mirë kish me qenë me vdekë
Me një jastëk të bardhë e jo me dysheme poshtë fytyrës,
Me duart që pushojnë në duart e më të dashurve
Rrethuar prej infermieresh e mjekësh të kujdesshëm
Pa asgjë për t’u shqetësuar përveç hijeshisë së lamtumirës
Pa e vrarë mendjen për historinë
Duke e lënë këtë botë ashtu siç është
Duke shpresuar se ndonjë herë tjetër, dikush tjetër
Ka me e pru ndryshimin./KultPlus.com