Misteri i vrapimit

7 Prill, 2024 - 9:23 pm

Poezi nga Sibel Halimi

Fëmijëri e fshehur
në skuta të rritës

Njeri i humbur, bosh
Në një moshë, shërim është kthimi në fëmijëri

Imazhi në katër dimensione
spërkatje pikash
të lojës me ujin, krijesën e vetes

Në kohë kuptimi merr trajtë,
rritemi
e vdesim nga harresa

Kujtesa gozhdë varur në
litarët
që mbajnë  trungun
me myjë jete

Me kohë kuptohen
Të gjitha, pos ikjes së shpejtë
E vrapimit tek ti
pandalshëm, pafundshëm/KultPlus.com

Të ngjajshme