24 Shtator, 2017 - 11:59 am
Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.
Kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afër ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia bëhej çark
As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi
Dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu…
per dreq më trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu.