Monolog i Gjonit hangover

6 Shtator, 2020 - 3:32 pm

Poezi nga Ilir Breca

Tue klenë se gluha jonë s’kish gja te endeglueme
Se Shkrimit Shejt
Thash…
Kaja dertin bre ksaj pune!
Ça me’j qit veti kasavet
Për ni milet… për kon? për kon?
Për qita qi stërnipat e tyne
Kan me ja rreh veti ma muslimon
Se turqtë a?
Le Gjon… thash! Le!
Dheze naj duhon
Pije naj ven
Qite do djath naj ulli, naj kepë taze
Mos e pi kurr n’t’thatë
Qysh t’ka msu baca Kolë
Thatë e pin veç aj qi s’ka
Ja qi shet menë… jo kishe boem
Jo kishe mu shej s’ma len
Pi Gjon… dhe çohu nesër me krytë
300 killa e me surratin si bishë
Shko n’kishë
Dhe predikoju kingjave t’shkretë
Për at jetë
Qi do t’vjen
Folju çka kan qef me ni
Folju
Munohu me’j knaqë te ton
Hiqu prrallav, hiqu shkronjav
Hiqu kasavetev amon!
Shtin rruza n’pe… po t’han palla
Kur e sheh qi e ke tepru
Shtoja edhe do
Për t’arbnesht kurr tepër s’o!
Durojnë shum kur s’duhët
E mërdhezën për pak sen
Ti rri… pi ven
Edhe duhon
Gjon
Por jo n’t’thatë
Bacës Kolë jetën e gatë
Mezja ja ka majtë
S’ka shitë men baci kurrë…
Pi Gjon!
Pi burrë! / KultPlus.com

Të ngjajshme