4 Nëntor, 2020 - 12:50 pm
Poezi nga Ramë Oraca
Mos e qani poetin
Se ai kurrë nuk vdes
Lind të mos vdes
Ai jetën s`e ka ves.
Kot e qani poetin
Zoti i dha madhështi
Ai nuk ka vdekje veç lindje
Vdekjen s`sheh me sy.
“Homazh për mikun dhe poetin Bajram Bashota
Të shkruash për poetin, për gjithë atë kohë sa shpirti i tij ishte mes nesh nuk është lehtë! Të bësh lutje për shpirtin e tij është njerëzore ashtu siç do të lutej miku dhe poeti ynë Bajram Bashota! Ai mbetet ndër krijuesit tanë më të mirë, një mik i virtytshëm, i këndshëm, i urtë e besnik, i përkushtuar shpirtërisht për letërsinë. Vdekja e poetit, menjëherë të rikujton jetën e tij, të ringjallen kujtimet me pranin e tij. Menjëherë të kujtohet fytyra e tij, fjalët, afria prej miku. Ai edhe vetë me punën e tij i skaliti fjalët nëpër librat si trashëgim për ne. Mungesën e tij do ta ndjej jo vetëm Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, po edhe dega e saj në Podujevë, ku me përkushtim prej krijuesi ishte gjithmonë i angazhuar në manifestimet letrare. Lutemi që shpirti i tij të bëjë dritë ashtu siç bëri në jetë! Lamtumir mik! Bajram Bashota”, ka shkruar Oraca me rastin e publikimit të poezisë. / KultPlus.com