14 Korrik, 2024 - 11:47 pm
Poezi nga Fatos Arapi
Mos eja në ëndërr, e paëndërrta ime
Nuk je Safua me zemër të brishtë.-
Ngopur me vdekjen e dashurisë
gjer në grykë, jam!
Edhe në gjumin e vdekjes
trembem nga britma ime
për ty.
Mos eja në ëndërr, e paëndërrta ime.
Mos e bëj shakanë e mbrëmshme.
Si ta duroj ditën,
që më sheh me sy ëndrre?/ KultPlus.com