Mos m’le vet

13 Janar, 2019 - 7:30 pm


Poezi nga Yllka Shehu.

Ti që n’rrugën tande jam nis
Bamu hanë n’pikë të natës
E bamu dielli me m’dhan dritë.

Mos m’le vet,

Kur asni fjalë s’muj me e than’
Bamu zani i zanit tem
Lot e syve t’mi kur kjajn.

Mos m’le vet,

N’kit rrugë t’ashkut pa nisje e skaj
Në u rrxofsha me dhjetna herë
Kqyrma zemrën mos m’kqyr n’faj.

Mos m’le vet,

Se kjo dynja thojka asht’ çmen’
Ai qi flet me trenafilin
Flas me Ty, çka mduhen ment’.

Mos m’le vet,

Se unë po t’lypi mi kit dynja
Bamu gur, lule a insan
Banu soll Ti kta sy me pa.

Mos m’le vet,

Qiell e Tokë spo t’zajkan Ty
Pa m’kallzo pash kit gjithsi
Nji kit zemër si bane me hy? /KultPlus.com


Të ngjajshme