13 Nëntor, 2021 - 11:55 pm
Poezi nga Mary Elizabeth Frye
Mos ri te varri im e mos qaj,
Unë nuk jam aty. Nuk fle.
Unë jam një mijë erëra që fryjnë.
Unë jam shkëlqimet diamantë në dëborë.
Unë jam drita e diellit në kokërr të pjekur.
Unë jam shiu i butë i vjeshtës.
Kur zgjoheni në heshtjen e mëngjesit.
Unë jam nxitimi i shpejtë ngritës
I zogjve të qetë në fluturim të rrethuar.
Unë jam yjet e butë që shkëlqejnë natën.
Mos rri te varri im duke qarë
Nuk jam aty.
Unë nuk kam vdekur./KultPlus.com