1 Gusht, 2024 - 6:20 pm
Poezi nga Izet Sarajliq
Përkthyer nga Salajdin Salihu
Esenini i kishte
Shurën dhe Kaçën.
Majakovski i kishte
Ludmillën dhe Olën.
Unë i kisha
Ninën e Razën.
Dhe – të gjitha vdiqën.
Raza e Nina
në distancë prej pesëdhjetë ditësh.
Vdiqën
ose i vranë pa plumba?
Tani patjetër
të kërkoj diku një motër të re.
Nuk mundem assesi
mos me qenë vëlla./KultPlus.com